Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive në Shqipëri. Më e goditura është Gjirokastra, ku janë shkatërruar 70 biznese, shumë shtëpi dhe automjete.
Në Durrës, 800 banesa janë përmbytur dhe 304 persona janë evakuuar. Situata mbetet problematike edhe në Lezhë, Laç dhe zonat e thella të Kukësit.
Lumi Vjosa ka arritur 7.2 metra mbi nivelin e detit dhe po afrohet pikës kritike.




