Një person në Rahovec dyshohet se ka plagosur vetën në këmbë me armë. Ngjarja ndodhi më 6 janar, dhe i plagosuri kërkoi trajtim mjekësor në QKMF.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit ka sekuestruar dy pistoleta (njëra me gaz), dy karikatorë, një gëzhojë, katër thika dhe një shufër metalike.
Rasti është inicuar në konsultim me prokurorin dhe po procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari vazhdon trajtimin mjekësor.




