Si pasojë e reshjeve të shiut, disa rrugë në Kosovë kanë pësuar dëmtime, rrëshqitje dhe probleme në ura, duke vështirësuar qarkullimin.
Policia e Kosovës po monitoron situatën dhe ka rritur praninë në terren. Shoferët këshillohen të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të përshtatin vozitjen sipas kushteve të rrugës dhe dukshmërisë për të shmangur aksidentet.




