Prizreni do të jetë nikoqir i dy turneve të mëdha të basketbollit: Final 8 e Kupës së Ligës së Parë për meshkujt dhe Final 4 e Kupës së Kosovës për femrat.
Ngjarjet zhvillohen nga 10 deri më 14 shkurt 2026, në kuadër të programit FIBA PNRC – Kampi Potencial i Gjyqtarëve Nacional.
Në kamp do të marrin pjesë nëntë gjyqtarë kandidatë për licencim FIBA, prej të cilëve tre do të nominohen nga lista e FBK-së.




