Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit special Bekim Kodraliu nga lënda për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta, konfirmoi se kërkesa e bërë nga vëllezërit Viqentijeviq, të akuzuar për sulm terrorist dhe që e kërkuan përjashtimin në seancën e parë më 24 dhjetor, është refuzuar.




