Prokuroria Speciale e Kosovës ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin e prokurorit Bekim Kodraliu nga rasti i shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varagë të Zubin-Potokut.
Për këtë sulm akuzohen dy vëllezërit Dragisha e Jovan Viqentijeviq dhe Igor Dimoviq. Kërkesa për përjashtim e mbrojtjes ishte bërë gjatë seancës fillestare më 24 dhjetor 2025, por Prokuroria njofton se ajo është refuzuar, duke mundësuar vazhdimin e procedurës penale.




