SBAShK ka përkrahur vendimin për shtyrjen e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar, por ka theksuar se vërshimet e fundit kanë nxjerrë në pah mungesën e mbrojtjes së infrastrukturës shkollore.
Sipas tyre, reagimi institucional shpesh vjen vetëm pas presionit publik. SBAShK ka bërë thirrje për inspektime të menjëhershme dhe të detajuara në të gjitha shkollat, vlerësim real të gjendjes, sanim të shpejtë të dëmeve dhe transparencë institucionale.
Sindikata ka paralajmëruar se nuk do të lejojë rikthimin në procesin mësimor pa u garantuar kushte të sigurta për punë dhe mësim.





