Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ndaloi një shofer që qarkullonte me automjet të pajisur me drita rotative të paautorizuara.
Gjatë kontrollit u konstatuan shkeljet e rregullave të trafikut, ndaj shoferit i është shqiptuar gjobë dhe i është ndaluar patentë-shoferi për tre muaj.
Policia apelon te qytetarët që të mos përdorin pajisje të paautorizuara, për të ruajtur sigurinë rrugore dhe rendin publik.





