Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një shtetas nga Kosova, i dyshuar për trafikun e një automjeti luksoz BMW M-8 me vlerë rreth 140,000 euro, i cili dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani.
Operacioni policor, i koduar “Stolen Line”, ka rezultuar me sekuestrimin e makinës dhe procedimin penal të blerësit të automjetit në Vorë. Policia ka identifikuar edhe të dyshuarin kryesor kosovar, ndërsa hetimet për trafikun e automjeteve luksoze të vjedhura jashtë shtetit vazhdojnë.




