Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) konfirmoi vazhdimësinë e projektit teknik të Kombëtares, duke rinovuar kontratat me përzgjedhësin Sylvinho dhe ndihmësit Pablo Zabaleta e Dorival Junior.
Marrëveshjet e reja vlejnë deri në korrik 2026, me qëllim kryesor kualifikimin historik të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës. Ky vendim erdhi pas rezultateve pozitive dhe progresit të dukshëm të skuadrës nën drejtimin e stafit aktual.




