Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se situata në komunë mbetet sfiduese, por nuk ka persona të lënduar.
Rreth 20 familje janë evakuuar si masë sigurie, ndërsa ekipet komunale vazhdojnë punën në terren, duke koordinuar veprimet me autoritetet qendrore.
Presidentja ka ofruar mbështetje, përfshirë edhe shfrytëzimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.




