Sipas një studimi të Universitetit të Australisë së Jugut, konsumimi i kafesë nuk është i rrezikshëm për zemrën nëse pihet me masë.
Rreziku për sëmundje të zemrës rritet me 22% vetëm kur konsumohen më shumë se gjashtë filxhanë kafe në ditë.
Mesatarja e konsumit në SHBA është rreth 1.6 filxhanë në ditë, ndërsa Finlanda kryeson globalisht me rreth tetë filxhanë në ditë. Studimi thekson se kufiri i sigurt i kafeinës është i rëndësishëm për shëndetin kardiovaskular.




