Shkrimi i gazetës zvicerane “NZZ” për takime diskrete në Solothurn ka nxitur reagime të kundërta në Kosovë. Mimoza Kusari-Lila e ka cilësuar artikullin si lajm të rremë dhe të papërgjegjshëm. Ndërkohë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe kandidati i LVV-së Artan Abrashi kanë theksuar se “NZZ” është gazetë serioze, duke fajësuar mediat kosovare për keqinterpretim dhe deformim të shkrimit, pasi sipas tyre artikulli nuk thotë se Bislimi dhe Marko Gjuriq janë takuar drejtpërdrejt mes vete.




