Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në shumë komuna të Kosovës, përfshirë Malishevën, Drenasin, Klinën, Rahovecin, Gjakovën, Junikun dhe Fushë Kosovën.
Në Malishevë dhe Junik është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa në disa zona janë evakuuar familje dhe është ofruar strehim emergjent.
Si pasojë e situatës së rënduar, MAShTI ka vendosur që mësimi të shtyhet deri më 12 janar.
Institucionet shtetërore dhe komunale janë në terren për intervenim dhe monitorim të gjendjes.




