Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1672 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 24 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 33 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 12 persona, kurse 7 persona janë dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit.





