Me urdhër të Prokurorisë së Prizrenit, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar një aksion të gjerë sot në Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Rahovec, Podujevë dhe Obiliq, ku janë angazhuar mbi 300 zyrtarë policorë dhe 10 prokurorë. Operacioni ka përfshirë mbi 40 persona të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, mes tyre edhe ish-drejtues të Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Në mesin e të arrestuarve janë: Sami Mazreku, ish-drejtues i BKS-së, Valon Berisha, ish-drejtor i financave në BKS, Trendelina Aremi, Ariana Domniku Collaku, Valon Hosha, Shefget Njeku, Vaser Biri, Rilind Hasani, Ylli Collaku, Leonard Rexhaj, Agim Krasniqi, Paris Starabaja, Adem Nasufi, Suad Haliti, Leonora Berisha, Ron Biri, Jetesa Biri, Valon Duraj, Naser Biri, Djellza Kabashi, Brendona Muja, Naxhije Qollaku, Mirjeta Hoti, Marigona Qollaku Krasniqi dhe Lirim Ahmetaj.
Ndaj disa prej të arrestuarve është caktuar ndalimi prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria pritet të parashtrojë kërkesë për masë paraburgimi. Ky aksion konsiderohet një ndër më të mëdhenjtë e këtij lloji në vend, me qëllim goditjen e veprimtarive të dyshuara kriminale dhe sigurimin e përgjegjësisë ligjore për personat e përfshirë.




