Vullnet Bugaqku nga KDI deklaroi se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit varet nga puna dhe procedurat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ai theksoi se përfundimi i numërimit të të gjitha votave, përfshirë ato me postë, me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta, është parakusht për shpalljen e rezultateve.
Bugaqku shtoi se, sipas njoftimeve të KQZ-së, numërimi i votave me postë pritet të përfundojë së shpejti, duke mundësuar që rezultatet të shpallen gjatë fundjavës ose në fillim të javës tjetër.
Ai bëri me dije se procesi mund të përmbyllet plotësisht vetëm pas përfundimit të periudhës së ankimimit nga subjektet politike dhe kandidatët në garë.




