Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar pozitivisht performancën e KQZ-së në zgjedhjet e fundit, veçanërisht funksionimin e platformës elektronike dhe publikimin e rezultateve.
Megjithatë, ai ka theksuar se mungesa e mbledhjeve të KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve është shqetësuese, duke nënvizuar se do të duhej të kishte më shumë raportime, diskutime të detajuara dhe transparencë mbi aspektet teknike dhe operacionale të procesit zgjedhor.




