Analisti politik Blerim Canaj ka deklaruar se, sipas informacioneve nga burime brenda LDK-së, tashmë janë zhvilluar disa bisedime mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për një marrëveshje rreth formimit të Qeverisë.
Canaj tha se Ukë Rugova mund të jetë kandidat për president ose për kryetar të Kuvendit dhe se LDK-ja mund të përfitojë deri në gjashtë ministri. Ai shtoi se priten edhe ndryshime brenda LDK-së, ndërsa shprehu bindjen se Vjosa Osmani vështirë se do të jetë presidente, duke përmendur mundësinë që ajo të emërohet ministre e Punëve të Jashtme.




