Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha, është goditur nga tifozët gjatë ndeshjes ndaj Bashkimit në Prizren. Klubi i Pejës ka njoftuar se Berishës i është çarë koka si pasojë e goditjeve të marra.
Pas këtij incidenti, ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës, e vlefshme për Kupën e Kosovës në basketboll, është ndërprerë.




