Sot rreth orës 12:00, një depo në objektin e ish-Union në Sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë, u përfshi nga zjarri. Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë dhe shuan flakët, ndërsa u ventilua hapësira nga tymi i krijuar.
Sipas drejtuesit të zjarrfikësve, Malë Gashi, zjarri ka përfshirë kabllo dhe siguresa të rrymës në depo. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana, bëri të ditur se nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar dhe se po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.




