Ministri në detyrë i Transportit, Hysen Durmishi, ka paralajmëruar qytetarët për gjendjen e rrugëve pas ngricave të shkaktuara nga kontrasti i temperaturave.
Ai bëri të ditur se ekipet e ministrisë kanë punuar gjatë natës dhe mëngjesit për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.
Durmishi apeloi që qytetarët të tregojnë kujdes maksimal gjatë qarkullimit, duke i përshtatur shpejtësinë dhe mënyrën e vozitjes me kushtet e rrugës.




