Më 7 janar 2025, rreth orës 22:45, policia në Shtime ka reaguar për të shtëna me armë në fshatin Mollopolc gjatë një ahengu.
Si rezultat, janë shoqëruar dy persona, N.M., 31 vjeç, dhe A.M., 27 vjeç, dhe janë konfiskuar dy pistoleta me gaz. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar hetime për veprat penale “Mbajtje e paautorizuar e armës” dhe “Përdorimi i armës”.
Policia apelon tek qytetarët të mos përdorin armë në ahengje ose ngjarje festive, pasi rrezikojnë jetën e të tjerëve dhe cenojnë sigurinë publike.





