Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, tha se Albin Kurti nuk rrezikon zgjedhje të reja për shkak të Vjosa Osmanit dhe se nuk mund të vendosë vetëm për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit, pavarësisht numrit të votave.
Hasani vlerësoi se zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të ndikuara nga shpenzime të mëdha publike dhe mungesa e rezistencës aktive të opozitës.
Ai theksoi se Brukseli dhe Uashingtoni fokusohen vetëm në zbatimin e Aneksit të Ohrit dhe autonominë serbe, dhe u shpreh se nënkryetari i Kuvendit duhet të vijë nga deputetët serbë të zgjedhur, jo nga Nenad Rashiq.




