Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka theksuar se Kosovës i duhet një president që qëndron mbi palët politike dhe siguron unitetin e vendit.
Ai ka kujtuar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës në nenet 83 dhe 84 përcakton që presidenti është kreu i shtetit, përfaqëson popullin dhe ka detyrën të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve.
Hamiti nënvizoi rëndësinë e një presidenti që nuk i nënshtrohet ndikimeve politike dhe vepron në interes të përgjithshëm të vendit.





