Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, reagoi pas zjarrit që kaploi një depo në Gjakovë, duke e cilësuar ngjarjen si tronditëse për ekonominë e vendit.
Ai shprehu shpresën që nga incidenti të mos ketë të lënduar dhe se situata të menaxhohet sa më shpejt me dëme minimale.
Haradinaj falënderoi autoritetet lokale dhe qendrore për reagimin e shpejtë në shuarjen e zjarrit.





