Prokuroria Themelore në Prizren mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për bastisjet në pronat e ish-zyrtarëve të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).
Kryeprokurori Petrit Kryeziu dhe Kapiteni Fatmir Karaliti bënë të ditura se gjatë aksionit janë sekuestruar xhirollogari bankare dhe prona në vlerë mbi 1.3 milion euro.
Kryeprokurori Kryeziu tha se hetimet ndaj ish-zyrtarëve nisën që në mars 2025 dhe lidhen me keqpërdorime që shkaktuan dëme mbi 1 milion euro.
Kapiteni Karaliti njoftoi se operacioni përfshiu 400 zyrtarë policorë dhe rezultoi me arrestimin e 39 personave, duke u kryer bastisje në disa lokacione në gjithë vendin.




