Brenda 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka raportuar katër vdekje të dyshimta në Prizren, Gjakovë, Mitrovicën e Jugut dhe Suharekë.
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e vdekjeve.
Në tre raste, viktimat janë gjetur të vdekura në banesat e tyre, ndërsa në Suharekë një femër ndërroi jetë në QKUK pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. Autoritetet e drejtësisë po ndjekin të gjitha procedurat përkatëse.




