Kreu i Degës së PDK-së në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka dhënë dorëheqje nga partia, duke thënë se kjo vjen pas akuzave nga qendra për rezultat të dobët në votat e mërgatës.
Ai ka theksuar se dështimi nuk lidhet me aktivistët, por me ndërhyrje të individëve të caktuar që, sipas tij, kanë shkaktuar përçarje dhe kanë dëmtuar unitetin dhe angazhimin në mërgatë.





