Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se nga keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve është shkaktuar dëm mbi 1 milion euro. Ai tha se aksionit të sotëm policor i kanë paraprirë masa të veçanta hetimore dhe se cak i hetimeve janë ish-drejtori ekzekutiv i BKS-së dhe ish-drejtori i financave.
Sipas Kryeziut, të dyshuarit kanë keqpërdorur autorizimet e besuara, kanë realizuar transaksione të dyshimta për përfitime personale dhe kanë përdorur dokumente të falsifikuara, duke i shkaktuar BKS-së dëm në vlerë rreth 1 milion e 43 mijë euro. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.




