Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka paralajmëruar për rrezik të shtuar në qarkullimin rrugor gjatë natës, për shkak të uljes së temperaturave deri në –9°C dhe ngrirjes së rrugëve të lagura nga shiu.
Ai njoftoi se kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme, të respektojnë rregullat e sezonit dimëror dhe të vozisin me kujdes në përputhje me kushtet atmosferike.




