Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha në emisionin “Ditari” në Tëvë1 se situata në komunë është qetësuar dy ditë pas vërshimeve të shumta. Ai theksoi se ujërat janë larguar dhe gjendja është e menaxhueshme, megjithëse dëmet ekonomike, familjare, dhe infrastrukturore janë të konsiderueshme.
Lladrovci bëri me dije se qytetarët e evakuuar ende nuk janë kthyer në shtëpi, pasi duhet të kryhet pastrimi. Ai shtoi se ekipet e komisionarëve kanë nisur punën në terren për të raportuar dëmet e shkaktuara nga reshjet dhe përmbytjet.




