Ministria e Punëve të Brendshme njofton se situata e vërshimeve ka përmirësuar pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të borës.
Niveli i lumenjve kryesorë ka rënë, ndërsa vërshimet janë kryesisht në nënkalime dhe rrugë dytësore. Në Mitrovicën e Jugut dhe Istog janë evakuuar disa familje si masë sigurie.
Njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit janë të mobilizuara, ndërsa reshjet e borës dhe shembjet e dheut shkaktojnë vështirësi në qarkullim, duke u bërë thirrje qytetarëve për kujdes.




