Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë në disa qytete të vendit, që përfshin më shumë se 40 persona të dyshuar. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori Petrit Kryeziu, duke thënë se hetimi shtrihet në gjithë Kosovën.
Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, gjatë aksionit është arrestuar ish-drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Sami Mazreku, ndërsa në kërkim është shpallur ish-shefi i financave, Valon Berisha. Hetimi ka nisur pas dyshimeve për zhdukjen e mbi 1 milion eurove përmes xhirollogarive të BKS-së, gjatë kohës sa Mazreku ishte në krye të institucionit.




