Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka pritur shefin e ri të UNMIK-ut, Peter Due, ku ata diskutuan për forcimin e bashkëpunimit mes BE-së dhe UNMIK-ut në Kosovë.
Në fokus të takimit ishte mbështetja për të gjitha komunitetet dhe nxitja e besimit ndëretnik, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe koordinimit për paqen dhe stabilitetin në vend.




