Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se siguria e vendit mund të ruhet vetëm përmes angazhimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me partnerë të besueshëm ndërkombëtarë.
Ajo bëri këto komente gjatë një takimi me Komandantin e misionit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, të cilin e falënderoi për lidershipin dhe rolin e rëndësishëm të KFOR-it në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët, pa dallim.




