Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që të shpallen të pavlefshme votat me postë të pranuara pas datës 29 dhjetor 2025.
Në ankesën e dorëzuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PDK-ja thekson se këto vota janë pranuar jashtë afatit ligjor.
Sipas PDK-së, ligji përcakton se votat me postë mund të pranohen vetëm deri në orën 16:00 të ditës pas zgjedhjeve.
Ndërkohë, Alban Krasniqi nga Lëvizja Vetëvendosje, anëtar i KQZ-së, ka reaguar duke thënë se PDK-ja është ankuar kundër votave të mërgatës pasi, sipas tij, dështoi përpjekja për ta penguar votimin përmes postës.





