Në vazhdën e angazhimit për mirëqenien e qytetarëve, pjesëtarë të policisë në Gjakovë me datën 06 janar 2026 kontribuuan vullnetarisht në dhurimin e radhës së gjakut, duke dëshmuar edhe një herë se solidariteti dhe humanizmi janë pjesë e pandashme e misionit tonë.
Ky veprim vullnetar përfaqëson një kontribut të drejtpërdrejtë në sistemin shëndetësor dhe u dedikohet të gjithë atyre që kanë nevojë urgjente për gjak si pasojë e sëmundjeve, ndërhyrjeve kirurgjike apo rasteve emergjente.
Përmes këtyre aktiviteteve humane, Policia riafirmon rolin e saj jo vetëm si garantuese e rendit dhe sigurisë, por edhe si institucion i afërt me qytetarët dhe i gatshëm të ndihmojë në çdo situatë ku kërkohet solidaritet njerëzor.




