Ambasadori i karrierës, Albert Prenkaj, ka kërkuar që Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve, të arrijë një marrëveshje politike për zgjedhjen e presidentit të ri.
Ai ka theksuar se, për të shmangur zvarritjet dhe zgjedhjet e reja, duhet propozuar një emër konsensual, i cili sipas tij do të ishte mirë të vinte nga partitë opozitare.
Prenkaj ka shtuar se presidenti duhet të jetë figurë përbashkuese, intelektuale dhe e pranueshme për të gjitha palët, duke shmangur imponimin e një kandidati nga një parti e vetme.




