Komuna e Rahovecit ka bërë thirrje për qytetarët e prekur nga përmbytjet që të paraqesin kërkesat e tyre te Komisioni Komunal për vlerësimin e dëmeve, më së largu deri më 14 janar 2026.
Pas paraqitjes së kërkesës, ekipi komunal do të dalë në terren për vlerësim.
Dokumentet e nevojshme përfshijnë: kërkesën me fotografi, kopjen e letërnjoftimit dhe konfirmimin e llogarisë bankare.
Komuna falënderon qytetarët për bashkëpunimin.




