Kandidati për deputet nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, ka deklaruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij nuk janë shkrirë në PDK, por kanë vetëm një marrëveshje politike.
Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Rrahmani tha se janë pjesë e grupit parlamentar të PDK-së dhe se kështu do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Ai theksoi se ruajnë identitetin e tyre politik, të cilin e kanë pasur edhe para koalicionit me PDK-në, ndërsa marrëveshja synon avancimin e çështjeve që i konsiderojnë të rëndësishme gjatë katër viteve të ardhshme.
Rrahmani shtoi se në vazhdim do të ketë diskutime dhe angazhim të vazhdueshëm për të përcaktuar hapat e ardhshëm të veprimit politik.




