Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, të cilat janë identifikuar si të dëmshme, joefektive ose shpërdoruese.
Mes këtyre organizatave janë Komisioni i Venecias i Këshillit të Evropës, Mekanizmi Ndërkombëtar për Tribunale Penale (pasardhësi i Tribunalit Penal për ish-Jugosllavinë), UN Women dhe Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, ku përfshihet edhe Kosova. Kjo organizatë synon forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe shoqëror në Ballkanin Perëndimor dhe afrimin e rajonit me Bashkimin Evropian. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se shqyrtimi i organizatave të tjera vazhdon dhe këto veprime synojnë të ndalojnë subvencionimin e burokratëve globalistë që, sipas administratës Trump, veprojnë kundër interesave të SHBA-së.




