Komuna e Skenderajt njofton se nga 9 janari nis procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve në ekonomitë familjare dhe bizneset e prekura nga vërshimet.
Qytetarët duhet të dorëzojnë kërkesat pranë Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, duke përfshirë dokumente personale, kopje të letërnjoftimit, konfirmim bankar, fotografi të dëmeve dhe dokumente që vërtetojnë pronësinë ose dëmin.
Afati për dorëzim është 8 ditë pune nga data e publikimit. Kërkesat dorëzohen personalisht në sportelin nr. 13 të Komunës së Skenderajt. Për më shumë informacion, qytetarët mund të kontaktojnë zyrat e komunës gjatë orarit zyrtar.




