Një aksion i gjerë policor është zhvilluar sot në disa komuna të Kosovës, në kuadër të hetimeve për keqpërdorime milionëshe në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Gjatë bastisjeve në shtëpitë dhe apartamentet e ish-drejtuesve të BKS-së, Sami Mazreku dhe Valon Berisha, janë sekuestruar shuma parash, stoli ari, telefona dhe orë të shtrenjta.
Sipas autoriteteve, dyshja dyshohet se ka transferuar mijëra euro në llogari të ndryshme përmes mashtrimeve financiare të kryera gjatë ushtrimit të detyrës. Prokuroria Themelore në Prizren ka publikuar pamje nga sekuestrimet, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.




