Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka suspenduar nga puna një punëtor me inicialet F.A., për shkak të mungesave të shpeshta dhe të paarsyetuara në punë. Sipas njoftimit, punëtori ka munguar mbi 28 ditë pune, përfshirë ditë pa asnjë regjistrim hyrje-dalje dhe raste me dyshim për largim nga vendi i punës. Vendimi për ndërprerjen e marrëdhënies së punës është marrë nga Komisioni Disiplinor më 8 janar 2026.




