Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave me postë që kanë arritur deri më tani në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje udhëheq me 51.01% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend. Pas VV-së renditet PDK me 20.24% (22 ulëse), LDK me 13.26% (15 ulëse) dhe AAK me 5.50% (5 ulëse).
KQZ njofton se ende pritën 3,185 pako me vota me postë nga qytete të ndryshme evropiane, përfshirë Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Otavë, të cilat mund të ndikojnë lehtë në rezultatet përfundimtare.




