Futbollistët e njohur kosovarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, kanë shprehur solidaritet me qytetarët e Kosovës pas vërshimeve të fundit që kanë shkaktuar dëme në disa komuna.
Përmes rrjeteve sociale, ata kanë publikuar pamje nga zonat e përmbytura dhe flamurin e Kosovës, duke përcjellë mesazhin “Pray for Kosovo”.
Gjest i tyre është vlerësuar pozitivisht nga ndjekësit, duke u parë si shenjë mbështetjeje dhe lidhjeje të fortë me vendlindjen.




