Janina Ymeri njofton për rënie të bllokut A4 në Kosovën Elektrike (KEK), duke paralajmëruar për një gjendje të rëndë në sektorin e energjisë, raporton GazetaBlic.
Sipas saj, që nga 1 janari janë regjistruar dy rënie të blloqeve, ndërsa pak ditë më parë blloku B1 kishte pasur zero gjenerim. Ymeri e cilëson këtë situatë si një kolaps të mundshëm të sistemit energjetik.
Ajo kritikoi qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se fitorja e saj nënkupton vazhdimin e avarive në KEK dhe importin masiv të energjisë.




