Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka arrestuar V.B., 32 vjeç, shtetas i Kosovës, i dyshuar për grabitjen e ndodhur më 26 dhjetor 2025 në një villë në Qagllavicë.
Ai është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Hetimet për kapjen e personit të dytë të dyshuar vazhdojnë.