Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 22 aksidente me të lënduar dhe 53 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 1763 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 51 persona, ndërsa 45 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit





